Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Isaia

 

Kapitulli 50

 

 

1.

 

Kėshtu thotė Zoti: "Ku ėshtė letra e shkurorėzimit e nėnės tuaj me tė cilėn unė e ndava? Ose te cili nga huadhėnėsit e mi ju shita? Ja, ju jeni shitur pėr shkak tė paudhėsive tuaja dhe nėnėn tuaj ėshtė ndarė pėr shkak tė shkeljeve tuaja.

        
 
 

2.

 

Kur erdha, pse s`kishte njeri? Pse, kur thirra, askush nuk u pėrgjigj? Éshtė me tė vėrtetė dora ime tepėr e shkurtėr pėr tė shpėtuar apo nuk paskam forcėn pėr tė ēliruar? Ja, me kėrcėnimin tim po thaj detin dhe i kthej lumenjtė nė shkretėtirė; peshku i tyre po qelbet pėr mungesė uji dhe po ngordh nga etja.

        
 
 

3.

 

Unė i vesh qiejtė me tė zeza dhe u jap atyre njė grathore pėr mbulesė".

        
 
 

4.

 

Zoti, Zoti, mė ka dhėnė gjuhėn e dishepujve qė tė mund ta mbaj me fjalė tė lodhurin; ai mė zgjon ēdo mėngjes; zgjon veshin tim, qė unė tė dėgjoj si veprojnė dishepujt.

        
 
 

5.

 

Zoti, Zoti, mė ka hapur veshin dhe unė nuk kam qenė rebel, as jam tėrhequr prapa.

        
 
 

6.

 

I paraqita kurrizin tim atij qė mė rrihte dhe faqet e mia atij qė mė shkulte mjekrėn; nuk ia fsheha fytyrėn time poshtėrimit dhe tė pėshtyrave.

        
 
 

7.

 

Por Zoti, Zoti, mė ka ndihmuar, prandaj nuk qeshė hutuar; pėr kėtė arsye e bėra fytyrėn time si njė strall dhe e di qė nuk do tė turpėrohem.

        
 
 

8.

 

Éshtė afėr ai qė mė justifikon; kush do tė mė kundėrshtojė mua? Le tė paraqitemi bashkė. Kush ėshtė kundėrshtari im? Le tė mė afrohet mua.

        
 
 

9.

 

Ja, Zoti, Zoti, do tė mė ndihmojė; kush ėshtė ai qė do tė mė dėnojė? Ja, tė gjithė ata do tė konsumohen si njė palė rroba, tenja do t`i brejė".

        
 
 

10.

 

Kush prej jush ka frikė nga Zoti dhe dėgjon zėrin e shėrbėtorit tė tij? Kush ecėn nė terr pa asnjė dritė, le tė ketė besim nė emrin e Zotit dhe tė mbėshtehet te Perėndia i tij!

        
 
 

11.

 

Ja, ju tė gjithė qė ndizni njė zjarr, qė rrethoheni me ura zjarri, shkoni nė flakėt e zjarrit tuaj dhe midis urave qė keni ndezur! Nga dora ime do tė keni kėtė: ju do tė lėngoni nė vuajtje.

        
 
 

Isaia 51

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com