| Chapter 7 |
1 | Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,
|
2 | Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.
|
3 | Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.
|
4 | Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,
|
5 | me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.
|
6 | Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri
|
7 | dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s`kishte gjykim,
|
8 | që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,
|
9 | në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.
|
10 | I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;
|
11 | ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t`i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;
|
12 | herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.
|
13 | Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:
|
14 | "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;
|
15 | prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.
|
16 | E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;
|
17 | e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.
|
18 | Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,
|
19 | sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;
|
20 | ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".
|
21 | Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.
|
22 | Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,
|
23 | deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.
|
24 | Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.
|
25 | Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,
|
26 | sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.
|
27 | Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.
|