| Chapter 9 |
1 | Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.
|
2 | Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.
|
3 | Dhe u tha atyre: ``Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.
|
4 | Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.
|
5 | Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre``.
|
6 | Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
|
7 | Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,
|
8 | të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.
|
9 | Por Herodi tha: ``Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?``. Dhe kërkonte ta shihte.
|
10 | Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit të gjitha gjërat që kishin bërë. Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë, në një vend të shkretë të një qyteti, që quhej Betsaida.
|
11 | Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.
|
12 | Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: ``Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë``.
|
13 | Por ai u tha atyre: ``U jepni ju të hanë``. Ata u përgjigjen: ``Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz``.
|
14 | Ishin, pra, rreth pesë mijë burra. Por ai u tha dishepujve të vet: ``I vini të ulen në grupe nga pesëdhjetë``.
|
15 | Ata vepruan në këtë mënyrë dhe i ulën të gjithë.
|
16 | Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës.
|
17 | Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.
|
18 | Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: ``Kush thonë turmat se jam unë?``.
|
19 | Ata duke u përgjgjur thanë: ``Disa thonë "Gjon Pagëzori", të tjerë "Elia" dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur``.
|
20 | Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: ``Krishti i Perëndisë``.
|
21 | Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,
|
22 | duke thënë: ``Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet``.
|
23 | Pastaj u tha të gjithëve: ``Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
|
24 | Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
|
25 | E pra, ç`dobi ka njeriu po të fitojë tërë botën, dhe pastaj të shkatërrojë veten dhe të shkojë në humbje?
|
26 | Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t`i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.
|
27 | Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë``.
|
28 | Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t`u lutur.
|
29 | Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.
|
30 | Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,
|
31 | të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.
|
32 | Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të.
|
33 | Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: ``Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian``; por ai nuk dinte ç`thoshte.
|
34 | Dhe ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.
|
35 | Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: ``Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni``.
|
36 | Dhe ndërsa fliste ky zë, Jezusi u gjet krejt vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç`kishin parë.
|
37 | Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.
|
38 | Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: ``Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.
|
39 | Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.
|
40 | U jam lutur dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata nuk kanë mundur``.
|
41 | Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t`ju duroj? Sille këtu djalin tënd``.
|
42 | Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.
|
43 | Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:
|
44 | ``I shtini mirë në vesh këto fjalë, sepse Biri i njeriut do të bjerë në duart e njerëzve``.
|
45 | Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.
|
46 | Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
|
47 | Atëherë Jezusi, duke ditur ç`mendime kishin në zemrat e tyre, mori një fëmijë të vogël dhe e afroi pranë vetes,
|
48 | dhe u tha atyre: ``Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh``.
|
49 | Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: ``Mësues, ne pamë një që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne``.
|
50 | Por Jezusi i tha: ``Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne``.
|
51 | Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem,
|
52 | dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t`i përgatitur ardhjen.
|
53 | Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi.
|
54 | Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: ``Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t`i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?``.
|
55 | Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: ``Ju nuk e dini nga cili frymë jeni;
|
56 | sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t`i shpëtuar``. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.
|
57 | Ndodhi që, ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: ``Zot, unë do të të ndjek kudo të shkosh``.
|
58 | Por Jezusi i tha: ``Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën``.
|
59 | Pastaj i tha një tjetri: ``Ndiqmë!``. Por ai përgjigjej: ``Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim``.
|
60 | Jezusi i tha: ``Lëri të vdekurit t`i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë``.
|
61 | Akoma një tjetër i tha: ``Zot, unë do të të ndjek ty, por më lejo më parë të ndahem me ata të familjes sime``.
|
62 | Jezusi i tha: ``Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë``.
|